Telegrafi

Carragher tifoz i Unitedit në derbin e Mançesterit

Analistët e Sky Sports, Jamie Carragher dhe Gary Neville (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Sonte (e mërkurë) përballen Manchester Unitedi dhe Manchester City në kuadër të ndeshjes së mbetur nga xhiro e 31-të e Ligës Premier.

Në rast se Djajtë e Kuq fitojnë ata do të kenë më shumë shanse për një vend që dërgon në top katërshe në sezonin e ardhshëm dhe me këtë rast do t’i bëjnë një favor Liverpoolit në garën për titull me Cityn.

Pra, sonte mund të themi që Reds janë tifozët më të flaktë të Man Utd, i tillë është edhe Jamie Carragher.

Lexo po ashtu Në fillim e kritikoi, por tani Neville duhet të vesh fanellën e Shaqirit

Legjenda e Liverpoolit në Instagram ka kujtuar kohën kur kishte humbur një bast me Gary Nevillen dhe pastaj ishte detyruar të veshë fanellën e Unitedit.

Në përshkimin e fotografisë së ka shkruar: “Për vetëm një natë”, e më pastaj ka postuar edhe një video ku uron që Djajtë e Kuq të fitojnë ndaj Cityt. /Telegrafi/