Telegrafi

Carragher pensionohet në fund të sezonit

35-vjeçari është futbollist i Redsave që nga mosha nëntëvjeçare, ndërsa këtë sezon ka gjetur pak hapësira nën drejtimin e Brendan Rodgers.

“Ky do të jetë sezoni im i fundit te Liverpooli dhe i fundit si futbollist profesionist”.

“Po e bëj këtë njoftim që tash, sepse nuk dua që menaxheri ose klubi t’u përgjigjen pyetjeve për të ardhmen time, kur unë veçmë kam vendosur se çfarë do të bëj”, ka thënë anglezi për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/