Telegrafi

Carragher: Morata nuk ka të ardhme te Chelsea

Reprezentuesi spanjoll, Alvaro Morata, ka shënuar shtatë gola në 21 ndeshje këtë sezon.

Por, sipas Jamie Carragher, sulmuesi nuk ka të ardhme në Ligën Premier.

“Realiteti është se unë nuk mendoj se Morata do të funksionojë ndonjëherë te Chelsea, jam i sigurt se edhe klubi mendon kështu”.

“Ata duhet të kërkojnë opsion të ri në sezonin e ardhshëm.

Morata (Getty Images)

“Ai është 26 vjeçar dhe statistikat ju tregojnë se ai nuk ka luajtjur shumë sezone të plota, e që në Serie A ai maksimumin pati 34 paraqitje. Chelea nuk mund të presë për të”.

“Me një sulmues të nivelit të lartë ekipi është në gjendje që të sfidojë Cityn”.

“Të gjitha ekipet e Chelseat që luftuan për titull patën sulmues të mëdhenj si Costa e Drogba, e ky ekip ka nevojë shumë për një sulmues”, deklaroi Carragher. /Telegrafi/