Telegrafi

Carragher: Liverpoolit i duhen lojtarë që mund ta përballojnë presionin

“Lojtarë të mirë të cilët kanë arritur sukses në klube më të vogla kanë ardhur këtu dhe nuk kanë mundur ta përballojnë presionin, sepse nuk e kanë pasur karakterin e duhur për t’u përballur me të (presionin) kur vijnë kohë të këqija”.

“Liverpooli është një klub i shkëlqyer ku të gjithë dëshirojnë të jenë, mirëpo kur gjërat shkojnë keq, është vështirë të qëndrosh këtu”, ka thënë Carragher për Sky Sports. /Telegrafi/