Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, ka kritikuar lojtarët me provojë të Liverpoolit pasi sipas tij ata janë shkaktar të humbjes së Liverpoolit nga Swansea.
Carragher i cili është analist tani Sky Sport, mbrojti lojtarët e rinj duke thënë se ata nuk duhet kritikuar.
“Është lehtë të kritikosh djelmoshat e rinj në mesfushë, por çfarë do thoni për ata me provojë”, ka thënë Carragher.
Mesatarja e moshës së formacionit startues të Reds në këtë ndeshje ishte 23 vite e 218 ditë, gjë që nuk kishte ndodhur më parë në historinë e klubit në Ligën Premier. /Telegrafi/