Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher beson se komentet e Mohamed Salah javën e kaluar në lidhje me një lëvizje në Spanjë ishin një paralajmërim për bordin drejtues të Reds.
Salah befasoi të gjithë javën e fundit kur foli për një largim të mundshëm nga Liverpooli dhe një transferim në Spanjë tek Real Madridi apo Barcelona.
Carragher, duke shkruar në kolonën e tij në Daily Telegraph, beson se komentet e Salah ishin thjesht për të nxitur bordin e Liverpoolit të veprojnë.
“Koha për inicimin e tregimit të transferimit të lojtarit është e çuditshme. Pikëpamja ime është se ishte një mesazh për pronarët e Liverpoolit për t’i ofruar atij një marrëveshje fitimprurëse të re”, ka shkruar fillimisht Carragher.
“Të shohësh lojtarët e tyre duke u kërkuar dhe shikuar nga klubet e La Ligas do të kishte shqetësuar Liverpool pesë vjet më parë. Jo tani”.
“Unë nuk jam i bindur që Real Madridi dhe Barca mund të përballojnë Salah”.
“Investimi i tepërt prej 125 milionë funtesh për një lojtar që do të mbushë 29 vjeç këtë verë nuk është biznes i mirë”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/