Jamie Carragher i ka kërkuar Liverpoolit që të futet në treg dhe të bëjë dy transferime pas humbjes që pësuan ndaj Neëcastle në finale të ‘Carabao Cup’.
Ish-mbrojtësi anglez, i cili bëri 737 paraqitje për Liverpoolin mes viteve 1996 dhe 2013, dha një mendim të sinqertë sa i përket performancës së tyre të dielën.
Ka qenë një sezon për t’u mbajtur mend ky për Liverpoolin, të cilët momentalisht kanë 12 pikë më shumë se Arsenali në Ligën Premier, teksa kanë mbetur edhe nëntë ndeshje për t’u luajtur.
Por java e kaluar ishte një katastrofë. Vetëm pak ditë pasi u eliminuan nga Liga e Kampionëve nga PSG-ja, ekipi i Arne Slot u mposht me rezultat 2-1 nga Neëcastle në finale të ‘Carabao Cup’.
Carragher drejtoi gishtin tek sulmi i Liverpoolit duke i sugjeruar klubit që të nënshkruajë në verë me dy sulmues të rinj.
“Ai (Salah) nuk merr ndihmë nga sulmuesit e tjerë. Kjo nuk kishte ndodhur nën Jurgen Klopp kur Mane dhe Firmino mund t’i shpëtonin ata nga telashet. Sulmuesit e tjerë që ka Liverpooli janë lojtarë të mirë, por nuk janë lojtarë të mëdhenj”.
“Ata u mbështeten tek ai (Salah) shumë, kështu që nuk dua të kritikojë Mo Salah për këtë javë”.
“Çfarë është dukshme është që Liverpooli duhet t’i transferojë dy sulmues, jo vetëm si lojtar skuadre, por me mundësi që të luajnë përkrah Mo Salah sezonin e ardhshëm”.
“Kam qenë i emocionuar duke menduar se Liverpooli do ta fitojë kampionatin dhe ka shumë gjëra për t’u përmirësuar dhe mendoj se do ta bëjnë këtë në verë”, ka thënë Carragher./Telegrafi/