Telegrafi

Carragher ka një favorit të ri për titullin në Ligën Premier

Ka vite që gara për titull në Ligën Premier nuk ka qenë më interesant se këtë edicion.

Arsenal, Liverpool, Aston Villa, Manchester City, por edhe Tottenham Hotspur janë skuadrat që kanë diferencë të vogël pikësh dhe po kërkojnë titullin.

Jamie Carragher ka një favorit të ri për titullin e kampionit dhe ai favorizon Arsenalin para ish-skuadrës së tij Liverpoolin.

“Unë mendoj se do të favorizoja Arsenalin ndaj Liverpoolit. Kur shikoj forcën e dy qendërmbrojtësve, William Saliba dhe Gabriel, dhe Declan Rice në mesfushë, ata duken vërtet solid”.

Lexo po ashtu Carragher emëron lojtarin 'më me ndikim' në Ligën Premier, e cilëson ende të nënvlerësuar

“Të vinin në Anfield, ishte e vështirë për ta, por ata me të vërtetë nuk dhanë shumë shanse. Ishte e njëjta gjë në Aston Villa , ata ishin për të ardhur keq që e humbën atë. Dhe Liverpool dhe Aston Villa janë dy skuadrat më të mira në shtëpi këtë sezon”.

“Rekordet ju tregojnë këtë. Edhe pse Arsenali mori vetëm një pikë nga ato dy ndeshje, unë u impresionova më shumë me paraqitjet se sa ato që morën pikë në garën për titull. Natyrisht, ata janë pak më lart në tabelë”, tha Carragher për Sky Sport.

Lexo po ashtu Guardiola me përgjigje brutale ndaj Carragher: Nuk ka fituar asnjë titull

Pas 18 xhirove në Ligën Premier, Arsenali ndodhet në krye të tabelës me 40 pikë, një më shumë se Liverpooli e Aston Villa.

Në pozitën e katërt është Tottenham Hotspur me 36 pikë, derisa Manchester City zë vendin e pestë me 34 pikë, por edhe me një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/