Të gjithë janë befasuar nga postimi i fundit i Jamie Carragher në Twitter.
Ish-mbrojtësi i Liverpoolit ka thënë se është i gatshëm t’i kthehet futbollit aktiv dhe në një mënyrë duke i bërë thirrje klubeve kineze.
“Njoftim zyrtar, jam i lumtur të njoftoj se po rikthehem nga pensionimi, mezi po pres të kthehem në fushë”, ka shkruar Carragher dhe në fund ka vendosur një flamur të Kinës.
Aktualisht Carragher është pjesë e Sky Sports si analistë. /Telegrafi/