Telegrafi

Carragher fajëson Alberto Morenon: Blini një mbrojtës të majtë!

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, i ka dërguar një mesazh klubit dhe menaxherit Jurgen Klopp që të transferojnë një mbrojtës të majtë.

Deklarata e tij vjen pasi Alberto Moreno ishte fajtor për golin e parë të Sevillas në fitoren prej 3-1 në finalen e Europa League.

Edhe në golin e tretë, mbrojtësi i krahut të majtë ishte po ashtu fajtor, pasi ia mundësoi Cokes të ishte i lirë për të goditur.

Mesazhi i Carragher në Twitter ka qenë agresiv duke u kërkuar shefave të klubit të transferojnë një mbrotjës të majtë.

Moreno është transferuar pikërisht nga Sevilla në vitin 2014 dhe forma e tij lë për të dëshiruar. /Telegrafi/