Telegrafi

Carragher: Është koha Liverpooli të tregojë karakterin

Liverpooli sot do të presë kampionin në fuqi të Ligës Premier, Manchester United në Anfield, derisa po kalon periudhën më të vështirë në 22 vitet e fundit.

“Nuk e keni gjithçka me trëndafila gjatë karrierës tuaj. Duhet të luftoni për të arritur kulmin. Ne jemi në këtë klub për një arsye dhe një prej tyre është se jemi të mirë në atë që bëjmë dhe sepse jemi luftarak dhe kemi karakterin që nevojitet për këtë klub”.

“Tash është koha ta tregojmë atë. Menaxheri nuk do të ndjejë presion shtesë. Ai është menaxher për një kohë të gjatë dhe jam i sigurt se ai e ka përjetuar këtë edhe më herët”, ka thënë mes tjerash Carragher./Telegrafi/