Ka qenë fillimisht Jurgen Klopp, që e ka kritikuar Neymarin dhe gjyqtarin e takimit, por më i ashpër ka qenë ish futbollist i Liverpoolit, Jamie Carragher.
Sipas Carragher ka qenë shumë zhgënjyese se si lojtarët e PSG simulonin.
“Ishte shumë zhgënjyese. Ishte e turpshme të shihje Neymar sesi simulonte”.
⬆️ or ⬇️?
Which Neymar will you remember from the Liverpool game? 🤔 pic.twitter.com/GocTc1GJlL
— B/R Football (@brfootball) November 29, 2018
“Nëse ai vazhdon kështu gjatë gjithë karrierës, do të mbahet mend vetëm për këtë, në vend që të jetë një lojtar i madh”.
“PSG është një ekip i madh, me disa lojtarë të mëdhenj, dhe nuk ka nevojë të përdorë këto taktika”.
.@Carra23 on PSG: "They should be embarrassed. I don't know how they go back and speak to their families."https://t.co/OEWWFXMdJX pic.twitter.com/fnaMlU9KL1
— Mirror Football (@MirrorFootball) November 29, 2018
“Nuk e di se si ata kthehen e të bisedojnë me familjet dhe gratë e tyre”, ka thënë Carragher.
PSG fitoi 2-1 ndaj Liverpoolit dhe është afër që të kalojë tutje në fazën e 16 më të mirave në Evropë. /Telegrafi/