“Pavarësisht kohëzgjatjes së shkurtër për t’u përgatitur dhe modelit të kombinuar, disa me prani fizike, disa me mësim nga distanca, sërish viti shkollor ka përfunduar me sukses”.
Këtë e deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, e cila u shpreh e kënaqur me vitin e fundit shkollor.
Ndërsa në lidhje me vitin e ri, ajo tha se ende nuk dihet se si do të realizohet, ndërkaq Qeveria ka tre opsione.
“Skenarët janë: Të gjithë nxënësit të kthehen në banka shkollore; një pjesë të nxënësve me prani fizike – nga klasa e 1 – 4, tjerët me mësim nga distanca – online, nëpërmjet TV klasa dhe me dorëzim të materialeve nëpër shtëpitë e nxënësve; dhe të kemi ndarje në grupe – një javë një grup, një javë grupi tjetër”, tha Carovska.
Ajo shtoi se gjithçka do të mësohet nga situata me Covid-19 gjatë verës dhe në vjeshtë./Telegrafi/