Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska deklaroi sot se dikasteri që ajo drejton ka përgatitur tre skenarë për fillim të vitit të ri shkollorë. Sipas saj i pari dhe më i dëshirueshmi është ai me prezencë fizike të nxënësve, por e gjitha kjo do të varet nga gjendja epidemiologjike në vend.
“Viti shkollor përfundoi me sukses, këtë e dëshmoi edhe hulumtimi i UNICEF-it. Të gjithë në Qeveri edhe kryeministri edhe unë si ministre e arsimit dëshirojmë që viti i ardhshëm shkollor 2021/22, sot Ministria për Arsim dhe Shkencë kishte material rreth të cilit u diskutua në mbledhjen e Shtabit të Krizës. U diskutua edhe për protokollet, të gjithë në Qeveri, e dhe kryeministri edhe Ministria e Shëndetësisë por edhe unë si ministre e Arsimit jemi që viti i ri shkollor të filloj me prezencë fizike. Por sistemi arsimor është i përgatitur për tre skenarë, e para është hapja e plotë e shkollave, në pajtim me protokollet shëndetësore, që të mund të gjithë nxënësit të ulen në bankat e tyre, për të gjitha klasat dhe të gjitha vitet, ky është skenari i parë dhe më i miri, dhe më i dëshirueshmi për ne në rast se gjendja epidemiologjike e lejon një gjë të tillë dhe për këtë do të vendos Komisioni për sëmundje Infektive. Por të gjithë presim që gjatë verës dhe fillim të shtatorit gjendja të jetë e mirë dhe pikërisht për këtë shpresojmë se ky skenarë do të zbatohet. Por si Ministri për Arsim kemi përgatitur edhe dy skenarë të tjerë, një që ka të bëj me mësimin e kombinuar online dhe me prezencë fizike, dhe kemi skenarin e tretë që mësimi të realizohet në grupe, një javë një grup i nxënësve, javën tjetër një grup tjetër i nxënësve”, deklaroi Milla Carovska, ministre e Arsimit.