Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska thotë se personat e varur nga droga që shërohen nëpër qendra nuk duhet të diskriminohen.
Ajo thekson se izolimi sjell vetëm konflikte shtesë ndërmjet një pjesë të caktuar të qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministrja Carovska potencoi se të varurit nga droga kanë nevojë për shërbim shëndetësor që duhet të ofrohet në afërsi të vendbanimeve të tyre.
Ndryshe, banorët e lagjes Kisella Voda të Shkupit protestojnë për të ndaluar të varurit nga droga që ta marrin terapinë e tyre në vendin e tyre ndërsa revoltën e shprehën edhe ndaj ministrit të Shëndetësisë i cili premtoi zhvendosje të Qendrës por një gjë e tillë nuk ndodhi./Telegrafi/