Menjëherë do të dëmshpërblehen të gjithë punonjësit e falimentuar nga ndërmarrjet në pronë shoqërore, gjegjësisht shtetërore, të cilët i përmbushin kushtet për këtë. Në qoftë se ka nevojë, për zgjidhje të kërkesave për të cilat do të vlerësohet se nuk përmbushet ndonjë kusht i caktuar, mund të mendohet për intervenim amendamenti në ligj. Dëshirojmë që tërësisht ta mbyllim çështjen me të falimentuarit, porositi ministrja e Punës dhe politikës sociale, Milla Carovska.
“Nuk ka përzgjedhje të ndërmarrjeve. Janë përfshirë të gjitha ndërmarrjet që kanë qenë në pronësi shoqërore, gjegjësisht shtetërore, në pajtueshmëri me ligjin . Pranohen të gjithë kërkesat për momentin dhe kemi afat prej 60 ditëve t’i zgjidhim. Të gjithë të cilët në pajtueshmëri me ligjin i përmbushin kushtet do të zgjidhen menjëherë në valën e re. Kërkesa realizohet nga momenti i dorëzimit. Në qoftë se është dorëzuar më 25 shtator prej atëherë do t’u vlejë e drejta e kompensimit të të falimentuarve”, tha ministrja.
Për këto kërkesa, theksoi ajo, për të cilat do të shihet se nevojitet plotësim i ligjit me amendamente ne jemi të gatshëm që këtë ta bëjmë.
“Është e rëndësishme që me Agjencinë për Punësim t’i dëmshpërblejmë të gjithë punonjësit e falimentuar, të cilët i përmbushin kushtet në pajtueshmëri me ligjin ekzistues, ndërsa pastaj të shihet se cilët ndryshime të ligjit duhet të bëhen. Si Qeveri jemi të vendosur që përfundimisht ta mbyllim çështjen e të falimentuarve dhe në këtë drejtim edhe punojmë, ndërsa ajo tërësisht do të zgjidhet”, tha ministrja Carovska./Telegrafi/