Telegrafi

Carovska: Do të ketë sanksione për kompanitë që nuk i kanë paguar punëtorët, po shqyrtohen mundësitë juridike

Zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike, Milla Carovska sot ka konfirmuar se do të ketë sanksione për kompanitë të cilët morën ndihmë shtetërore, ndërsa nuk ua dhanë punëtorëve.

Sipas Carovskës, për momentin po shqyrtohen gjitha mundësitë juridike, përjell Telegrafi Maqedoni.

“Rrogat urgjentisht duhet t’u paguhen punëtorëve, duhet të tregohet përgjegjësi nga ana e kompanive. Është bërë lëshim i madh dhe kuptohet sanksionim i kompanive, do të ndodhë. Për momentin Sekretariati i përgjithshëm i analizon të gjitha mundësitë juridike, ngritën të gjitha elementet që janë të mundshme”, ka thënë Carovska.

Ajo ka rikujtuar se dje Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë me shkrim ka dalë me qëndrim zyrtar rreth lëshimit nga ana e kompanive.

Në web-faqen e Qeverisë është publikuar edhe lista e kompanive ndaj të cilave është paguar
ndihmë shtetërore për pagë minimale për shkak të pandemisë së Kovid-19, ndërsa ata nuk i kanë transferuar mjetet te punëtorët.