Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska për ‘Zërin e Amerikës’ thotë se mbi 120.000 qytetarë i ndjejnë përfitimet nga reforma sociale për shkak se në buxhetin familjar tani ka më shumë jete financiare.
“Reforma më e madhe është investimi tek fëmijët, vendosjen e shtesës për fëmijë dhe arsim, që të mund që gjenerata e ardhshme e familjeve të rrezikuara të mos jetë varfër, por të del dhe të luftojë në tregun e punës”, deklaroi Carovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas saj, reforma në sistemin për mbrojtje sociale ka rol transformues në gjithë shoqërinë.
“Për herë të parë ata që janë më të rrezikuar, të varfrit, marrësit e ndihmës sociale shteti nuk i sheh si raste që duhet të mbeten në ato margjina, por si potencial në shoqëri që duhet të përfshihet në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e shtetit”, tha ministrja Carovska./Telegrafi/