“Institucionet duhet të bëhen shërbim i qytetarëve, ndërsa këtë e mundësojmë përmes reformave të shumta në sistemin e mbrojtjes sociale” këtë e tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska e cila sot bisedoi me qytetarët e Pehçevës.
Në takim me qytetarët derë në derë, ministrja Carovska, theksoi se me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE krijojmë shtet evropian ku do të rritet standardi dhe të drejtat qytetare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Jemi të vetëdijshëm se në momentin kur ndihma sociale nuk është e mjaftueshme as për nevojat më elementare dhe nuk e ndryshon gjendjen e shfrytëzuesve. Por reformat janë ka fundi, me kënaqësinë time të madhe duhet t’ju njoftoj se në fillim të vitit të ardhshëm do të fillojë pagesa e kompensimit social, në shumën diku sa rroga minimale. Për këtë shkak e zmadhuam edhe rrogën minimale dhe sollëm ndryshime ligjore ku nxitet rritja e rrogave. Qëllimi i këtyre masave është që të tërheqim më të dëmtuarit nga varfëria, dhe t’i aktivizojmë në tregun e punës, me çka do të ngrisim standardin dhe do ta afrojmë me standardin evropian. Nuk heqim dorë nga ajo që premtuan. Për këtë shkak ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve ta përkrahin referendumin që ta çojmë Maqedoninë në një ardhmëri më të mirë në BE dhe NATO, deklaroi ministrja Carovska.
Ministrja Carovska u takua edhe me Kryetarin e Komunës së Pehçevës, Dragan Trençovski dhe deputeten Jagoda Shahpaska.
Vizitën e saj ajo e shfrytëzoi edhe për vizitë në Qendrën për Punë Sociale, ndërsa foli edhe me të rinjtë e Pehçevës./Telegrafi/