Site icon Telegrafi

Carovska: Me reformën sociale mundësojmë mundësi të barabarta për prindërit e vetëm

“Të drejta dhe mundësi të barabarta për nënat e vetme” ishte tema e debatit organizuar nga organizata qytetare “Njëra mund” ku mori pjesë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska. Në debat u prezantuan të dhëna nga analiza e gjendjes së familjeve me një prindër, të nënave të vetme në Maqedoni, por dhe çfarë ndërmerr shteti, organizatat qytetare për të përmirësuar gjendjen e tyre.

“Gjendja materiale jo gjithmonë duhet të ndërlidhet me familjet me një prindër. Ne jemi nëna që materialisht jemi siguruar, etër që gjithashtu materialisht janë të siguruar. Por, edhe krahas kësaj, në reformën sociale të familjeve me një prindër ju ofrojmë koeficient 0.5, që është i njëjtë për familjet që kanë nga dy persona të moshuar, që është pozicion shartues i barabartë”, theksoi ministrja Mila Carovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo ju bëri thirrje organizatave qytetare që në bashkëpunim me vetëqeverisje lokale të zhvillojnë shërbime që do t’u ndihmojnë prindërve të vetëm që fëmija e tyre të arrijë të kthehet në shkollë përderisa prindi është në punë.

Analiza që është prezantuar sot duhet të kontribuojë në krijimin e dokumentit, që do të ishte themel për krijimin e pozicioneve të barabarta të familjeve me një prindër./Telegrafi/

Exit mobile version