Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, sot në konferencë për shtyp ka folur sërish në lidhje me reformat e paralajmëruar në arsim.
Ajo tha se rezultatet e dobëta të nxënësve në vend kanë treguar se janë të nevojshme reforma urgjente, për riorganizimin e përmbajtjeve, me çka do të përgatiten libra të rinj, ndërsa kuadri arsimor do të marrë udhëzime të reja për të ashtuquajturën, mësim i integruar.
“Draft-programi që e ka përgatitur Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me Byronë për zhvillim të arsimit dhe ekipin prej shtatë profesorëve, do të dalë në debat publik dhe pritet që reformat të zbatohen në vitin e ri shkollor 2021 për nxënësit nga klasa e parë deri në të gjashtën”, tha Carovska.
Sipas saj, arsimi do të fokusohet në konkurrencë dhe arsim të përshtatur.
“Standarde të vendosura më herët, aftësi gjuhësore, aftësi digjitale, shprehje artistike, multikulturë, rekomandime që dalin nga të gjitha programet mësimore. Konkurrenca kyçe për mësim gjatë tërë jetës do të zbatohen në mënyrë që nxënësit njohuritë që i kanë, të mund t’i zbatojnë në kontekst real”, tha Carovska./Telegrafi/