Site icon Telegrafi

Carovska: Reforma e re ka ndryshuar mënyrën për kujdesin ndaj grupeve me rrezik social

Në konferencën e sotme për shtyp, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, foli për reformën e re sociale për qytetarët të cilët bëjnë pjesë në kategoritë me rrezik social.

“Ne kemi krijuar reformë sociale që ndryshon plotësisht mënyrën se si kujdesemi për grupet e qytetarëve me rrezik social. Kemi rritur ndihmën sociale për 300 përqind, ndërsa ofrojmë ndihmë dhe mbështetje për punësim. Më vjen mirë që 370 nga përfituesit janë të punësuar tashmë 6 muaj pas reformës sociale. Që do të thotë që bashkëqytetarët tanë janë në rrugën për të dalë përgjithmonë nga varfëria, të ndalojnë së varuri nga shteti, të kujdesen për veten, familjet e tyre dhe të kontribuojnë në mënyrë aktive në shoqëri” tha Carovska.

Ajo tha se aktualisht, gjithsej 27.000 familje marrin të ardhura minimale të garantuara, mbi 27.000 fëmijë marrin ndihmë për fëmijë dhe më shumë se 8.000 fëmijë marrin ndihmë arsimore. Me këto shtesa ne stimulojmë fëmijët përmes arsimit të thyejnë zinxhirin e varfërisë, në mënyrë që të sigurojnë një jetë më të mirë dhe cilësore për brezat e ardhshëm./Telegrafi/

Exit mobile version