Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska, duke iu përgjigjur qëndrimeve të disa ndërmarrjeve që deklaruan në publik se do të ishte e vështirë të jepnin pagë minimale prej 14.500 denarë, u përgjigj se Qeveria do të ndihmojë me hapa konkret. Ajo tregoi masën e subvencionimit të rritjes së pagës, si një mënyrë për të arritur shumat e reja të pagës minimale.
“Gjithmonë do të ketë kompani që reagojnë posaçërisht kur ata nuk i kanë kujtuar përfitimet e subvencionimit të rritjes së pagës në 100 euro, sepse me të vërtetë do të mbështesin kompanitë që ata mendojnë se nuk do të jenë në gjendje tu përmbahen. Vlerësimet tona janë që kompanitë e mëdha dhe të qëndrueshme do t’i rezistojnë kësaj. Dialogu shoqëror zgjati më shumë se gjashtë muaj, së bashku me Odat Ekonomike, së bashku me punëdhënësit. Pikërisht tekstili ishte iniciatorë për masën e subvencionimit të rritjes së pagave”, tha Carovska.
Ajo tha se Qeveria do të mbështes rritjen e pagave me 100 euro, ndërsa kompanitë do të shfrytëzojnë këtë subvencion dhe kuptohet se barra nuk do të bie e tëra mbi ata.
Ajo shtoi se në një ekonomi në rritje kërkohet që edhe kompanitë të japin kontributin e tyre./Telegrafi/