Telegrafi

Carovska: Prokuroria do të vendos kush do të paditet për keqtrajtimet në shtëpinë “25 Maji”

Hetimi i Prokurorisë do të tregojë se ndaj kujt dhe për çka do të ngriten aktakuza në rastin me vajzat nga Shtëpia “25 Maji”, thotë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.

Ajo përkujtoi se për këtë, Ministria ka bërë mbikëqyrje të hollësishme inspektuese edhe të entit “25 Maji” dhe të qendrave për punë sociale.

“Kundër 12 personave është parashtruar padi penale në Prokurorinë themelore publike, ndërsa plotësisht janë parashtruar 12 kundërvajtje dhe procedura disiplinore në Qendrën për punë sociale”, tha Carovska duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën për shtyp në Qeveri.

Carovska theksoi se Qeveria dhe Ministria se angazhohen për transformim të shpejtë edhe të “25 majit” edhe të “Ranka Millanoviq” si institucione të cilat, siç tha, ishin lënë pas dore gjatë 10 viteve dhe nga çka tani vetëm shihenrezultatet./Telegrafi/