Site icon Telegrafi

Carovska: Pjesëmarrja e romëve në shoqëri është shumë e rëndësishme për qeverinë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, sot tha se si rezultat i zbatimit të programit ROMACTED “Promovimi i menaxhimit të mirë dhe përforcimit të romëve në nivel lokal” pritet që komunat pjesëmarrëse të mbajnë kapacitete të konsolidimit për të vazhduar t’i përmbushin nevojat e romëve siç janë planet e qëndrueshme lokale të veprimit dhe sistemi me një sportel të cilat e lehtësojnë qasjen e romëve deri te shërbimet publike.

“Me këtë japim sinjal si Qeveri se pjesëmarrja e romëve në krijimin e politikave është shumë me rëndësi”, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aksel Ahmedovski, ministër pa portofol i obliguar për implementimin e Strategjisë së romëve, theksoi se për realizimin e programit, si dhe për implementimin e planeve lokale të veprimit, Qeveria ka siguruar tre milionë denarë në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale për vitin 2018.

Ndërsa dymbëdhjetë komunat e propozuara për përzgjedhje të zbatimit të ROMACTED janë Berova, Manastiri, Gostivari, Velesi, Vinica, Dibra, Kërçova, Koçani, Prilepi, Strumica, Tetova dhe Shtipi./Telegrafi/

Exit mobile version