Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Milla Carovska, ishte kryesuese e takimit me temë “Zgjidhje inovative për prosperitet dhe solidaritet” në kuadër të konferencës në Talin, Estoni, me titullin “Sisteme shëndetësore për prosperitet dhe solidaritet”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë sesion u diskutua për përvojat në planifikimin dhe zbatimin e zgjidhjeve inovative në sisteme të ndryshme për mbrojtje shëndetësore. Pjesëmarrës në këtë sesion ishin përfaqësues nga më shumë shtete, si dhe nga Komisioni evropian dhe Observatori evropian për sisteme dhe politika shëndetësore.
Qëllimi i këtij sesioni është identifikimi i faktorëve që parandalojnë ose nxisin zhvillimin e zgjidhjeve inovative që çojnë në prosperitet dhe mirëqenie në një shoqëri./Telegrafi/