Site icon Telegrafi

Carovska: Personat me aftësi të kufizuara duhet t’i realizojnë të drejtat e tyre si të gjithë qytetarët tjerë

“Maqedonia ka ecur para me avancimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, posaçërisht në pjesën deinstitucionalizimit, por mbetet edhe shumë të bëhet para se gjithash në sigurimin e mundësive për punësimin e këtyre personave me shfrytëzimin e potencialit të tyre, për detektim të hershëm te fëmijët dhe kyçjen në sistemin arsimor, si dhe përpilimin e regjistrit për persona me aftësi të kufizuara përmes ndërthurjes për krijimin e politikave edhe më të mira”.

Këto janë një pjesë e qëndrimeve të pjesëmarrësve cilët mbajtën fjalim në fillimin e trajnimit treditorë “Ndryshimi i paradigmës dhe kontributit ndaj pranimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara për personat me aftësi të kufizuara” në organizim të agjencive të Kombeve të Bashkuara dhe MPPS.

“Të gjitha institucionet bashkërisht me sektorin civil më intensivisht të punojnë implementimin e vetë Konventës, që është dokument të cilin Maqedonia e ka ratifikuar, por deri tani nuk është punuar mjaftueshëm në këtë çështje. Ne si Qeveri jemi angazhuar fuqishëm që personat me aftësi të kufizuara duhet t’i realizojnë të drejtat e tyre civile si të gjithë qytetarët tjerë në vend. Pikërisht për këtë të gjitha institucionet duhet ta japin maksimumin në implementimin në këtij dokumenti”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska.

Koordinatori i përhershëm i KB-së dhe përfaqësues i UNICEF-it në Maqedoni Benjamin Perks, thotë se jashtëzakonisht e rëndësishme është të trajnohen edhe organizatat civile, por edhe institucionet qeveritare që të mund t’u japin mbështetje të madhe të personave me aftësi të kufizuar me qëllim t’u mundësohet jetë më dinjitoze dhe më cilësore.

Exit mobile version