Site icon Telegrafi

Carovska: Përpiluam masa për mbështetje të të gjithë qytetarëve

Zv.kryeministrja për Çështje Ekonomike Milla Carovska, ka marrë pjesë në prezantimin e masave të cilat kanë të bëjnë me mbështetjen e qytetarëve në periudhën e pandemisë.

Ajo tha se në përpilimin e këtyre masave janë udhëhequr sipas parimit të jodiskriminimit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

“Përpiluam masa për punëtorët, për ata formalë dhe joformalë, për të rinjtë, të rriturit, për fëmijët, për kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve, për personat me nevoja të veçantë. Për të gjithë që kanë nevojë për mbështetje, por në këtë periudhë ajo duhet të jetë më e përforcuar”, tha Carovska.

Ajo përkujtoi për të gjitha masat që deri më tani janë realizuar – janë vendosur protokolle për mbrojtje të punëtorëve dhe të vendeve të punës, është siguruar qasje e lehtësuar në mbrojtje sociale, sistem për arsim në distancë, janë organizuar shërbime dhe servise vullnetare për më të moshuarit, sistem për denoncim të dhunës, fëmijët me nevoja të veçanta kanë mundësi që të lëvizin pavarësisht orës policore, personat me nevoja të veçanta marrin asistencë personale dhe mund t’i realizojnë të drejtat ekzistuese pa pasur kontrolle.

Carovska iu bëri thirrje qytetarëve që t’i shfrytëzojnë të gjitha këto masa./Telegrafi/

Exit mobile version