Telegrafi

Carovska: Përfshirja e romëve është detyrë shtesë për shoqërinë e Maqedonisë

Përfshirja e romëve është detyrë shtesë për shoqërinë e Maqedonisë dhe për këtë qëllim duhet të ketë hapësirë për avancimin e planifikimit buxhetor, deklaroi sot në Tiranë, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.

Ajo këtë e theksoi në fjalimin e konferencës rajonale për plotësimin e mungesave buxhetore në politikat për integrimin e romëve, të cilën e organizoi ekipi aksional i projektit “Integrimi i romëve 2020″, i Këshillit për bashkëpunim rajonal dhe Ministria shqiptare e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila filloi sot në Tiranë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Përballemi me sfida të mëdha dhe përpjekje që prioritetet tona t’i ndërlidhim me praktikën. Strehimi banesor është problemi më i madh në ekonominë tonë dhe buxhetin për këto qëllime duhet të rritet dyfish. Ministria në vitin 2018 do të punojë me Bankën botërore në reforma të sistemit për mbrojte sociale, për shkak të sistemimit më të mirë të mjeteve, me qëllim të zvogëlimit të varfërisë jo vetëm me pakicat, por edhe për të gjithë qytetarët tjerë”, të cilët përballen me këtë problem”, tha Carovska.

Sipas barometrit ballkanik, 16 afaristë udhëheqës nga Evropa Juglindore nuk do të punësonin romë, pa marrë parasysh përgatitjen e tyre profesionale, ndërsa 19 për qind nuk janë të sigurt./Telegrafi/