Site icon Telegrafi

Carovska: Për të gjithë nxënësit ka edhe libra edhe tabletë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, ka reaguar ndaj akuzave të OBRM-PDUKM-së, prej edhe ku kërkuan dorëheqjen e ministres.

Carovska nuk i pranon këto akuza. Ajo thotë se nxënësit kanë edhe tabletë dhe libra shkollorë, mirëpo mësimi nuk do të thotë libër.

“Më duhet ta theksoj se mësimi nuk nënkupton libër dhe është shumë e rëndësishme që koncepti i ri ta ndryshojë paradigmën e mësimit. Kjo është ideja e konceptit të ri të mësimit. Mësojmë përmes hulumtimit, mësojmë përmes praktikës dhe diskutimit e analizës së përmbajtjeve të ndryshme që ndodhen në burime të ndryshme të informimit, me qëllim që atë që e mësojmë, nesër të dimë ta përdorim”.

“Pikërisht për shkak të parimit të mësimit përshkrim nga libri në fletore kemi rezultatet më tragjike në “pizza”, “teams” dhe të ngjashme”, deklaroi Milla Carovska.

Përndryshe, dje nisi viti shkollor, që ndryshe nga viti i kaluar mësimi po zhvillohet me prezencë fizike. Këtë vit nxënësit e klasave të para dhe të katërta përveç librave të shtypur do të mësojnë edhe prej librave digjitalë, pra në tabletë.

Exit mobile version