Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska sot në Kërçovë u takua me pensionistët me të cilët bisedoi për rritjen e pensioneve dhe çështjet tjera aktuale.
Ajo i njoftoi se sistemi pensional është stabil dhe se pensionet rritet dhe do të vazhdojnë të rriten. Gjithashtu, i njoftoi për rritjen që do të ndodhë nga janari i vitit 2020, e që është 700 denarë për të gjithë pensionistët e që deri në fund të vitit do të arrijë prej 960 deri 900 denarë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Rritja e pensioneve po bëhen me plan me përllogaritje dhe në kushte kur kemi stabilizim të sistemit pensinal, por edhe kur kemi rritje ekonomike në shtet”, tha Carovska.
Ndryshe, opozita maqedonase me paralajmërimin e rritjes së pensioneve nga janari i vitit 2020 akuzoi se në fillim të vitit 2019 Qeveria i ka shkurtuar pensionistëve pensionin dhe kjo nuk është rritje e pensionit për shkak të shkurtesës në fillim vitit./Telegrafi/