Për 22 për qind më shumë kanë marrë pranuar paga punonjësit profesionistë dhe bashkëpunëtorë në qendrat për punë sociale, ndërsa në shtator ata do të marrin pagë më të larta edhe për pesë për qind. Në këtë mënyrë, siç tha sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, rikthehet dinjitetit tek punëtorët social.
“Sot kam takim me stafin në qendrat e mirëqenies sociale që diskutojmë për zhvillimin e karrierës së tyre, por edhe për rritjen prej 22% që ata morën me pagesën e pagës së qershorit. Mesatarisht, punëtori profesionalistë do të marrë më shumë prej 4.300 denarë rritje. Kjo do të thotë që nëse një person i cili ishte punonjës profesional në qendra deri tani ka marrë pagë prej 23.190 denarë, ndërsa tani do të marrë pagë prej 27.512 denarë. Nëse personi ka stazh prej 15 vjetëve, do të marrë 29.505 denarë, tha Carovska.
Për këtë rritje, Carovska njoftoi, se në shtator do të marrin edhe pesë përqind rritje, me çka, siç tha ajo, kthehet dinjiteti tek punëtorët social të cilët kanë punuar intensivisht në punë të rënda./Telegrafi/