“Paga minimale ka dhënë rezultatet e pritura. Kjo përveç që ka barazuar të puësuarit në industrinë e tekstilit, lëkurës dhe këpuctarisë me grandet e dhëna, ka sjellur edhe rritjen e rrogës mesatare në këto sektor, por edhe rritjen e rrogës mesatare në Maqedoni për 5.6 për qind”, deklaroi sot Ministrja e për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska.
Ajo tha se me këtë është arritur mesatarja e rrogës në prodhimtarinë e veshjeve për 16 për qind, ndërsa në industrin tekstile më shumë se 24 për qind, apo 3.870 denarë rritje.
Drejtori i “Okiteks” Mile Milenkovski, i cili së bashku me përfaqësuesin e Sindikatës së Pavarur, Dushko Radovski kishte takim me ministren në fabrikë, tha se gjatë takimit janë pajtuar se ligji për pagën minimale ka sjellur rezultatet e pritura.
Ai shtoi se duhet të shkohet përpara me modernizimin që do të sjellë më shumë eksport në Evropë./Telegrafi/