Ministresha për Punë dhe Politika Sociale, Mila Carovska, ka realizuar takim pune me përfaqësues të dhjetë shoqatave qytetare që punojnë në sferën e përparimit të të drejtave për personat me nevoja të veçanta, njofton Telegrafi Maqedoni.
Carovska ofroi mbështetjen e Ministrisë që ajo drejton pë shoqatat qytetare dhe organizatave tjera të personave me nevoja të veçanta.
Siç njoftojnë nga Ministria në fjalë, në takim është theksuar nevoja e qasjes shumëresore për gjetjen e zgjidhjeve të përshtatshme për përmirësimin e të drejtave të njeriut, qasja dhe përfshirja e personave me nevoja të veçanta, zhvillimi i një mbrojte efikase juridike, si edhe vetëdijësimi i shoqërisë për barazinë./Telegrafi/