Numri i të infektuarve të rinj me COVID-19 në shkolla lëvizë prej 0,01 deri në 0,03 në ditë ndërsa raste aktive janë 0,26 për qind nga gjithsej 240 mijë nxënës në shkollë fillore dhe të mesme të cilët mësimin çdo ditë e ndjekin me prani fizike.
Këtë e tha sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, e cila shtoi se nuk ka rekomandim për ndryshim të modelit mësimor.
“Ministria e Shëndetësisë doli me qëndrimin se për momentin nuk rekomandojnë ndryshim të modelit të mësimit por se përgatisin skrining të nxënësve dhe për këtë jemi në koordinim dhe bashkëpunim dhe kur institucionet ta nisin këtë proces do të informoheni për përfundimet”, tha Carovska.