Site icon Telegrafi

Carovska: Nga varfëria nuk dilet me të ardhura të garantuara, por me punësim

Grave të cilat janë viktima të dhunës në familje u janë të garantuara me 4.500 denarë, ndërsa janë të strehuar në qendrat e strehimit nëse nuk janë aktive, por nga varfëria nuk dilet me të ardhura të garantuara, por me punësim, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska.

Ajo në emisionin “Top Tema në anën tuaj” theksoi se qendrat në gjashtë muajt kur gruaja është vendosur në qendrën e strehimit duhet të gjendet një mënyrë se si ta bëjnë atë të pavarur financiarisht.

“Nuk ka rëndësi nëse do të jetë e arsimuar, e rikualifikuar, diçka tjetër ose me mbështetje të familjes”, tha Carovska.

Ajo theksoi se organizatat e shoqërive civile dhe shteti nuk janë në anën të kundër në ballafaqimin me dhunën dhe shtoi se disa nga organizatat e shoqërisë civile për luftimin e dhunës financohen nga shteti ose vetëqeverisja lokale.

Aktualisht, në Maqedoni në katër qendrat e strehimit kujdeset për 30 persona nga dhuna në familje./Telegrafi/

Exit mobile version