Site icon Telegrafi

Carovska: Në vitin 2019 të punojmë më shumë për Maqedoninë që të jetë vend i bukur për jetë

Gjatë kohë së festave ne dhurojmë dhe ndajmë dashuri, por gjithashtu duhet të kujtojmë se çdo vit është i rëndësishëm për ne.Në vitin e ri hymë me energji të re, vazhdojmë të punojmë pa u lodhur me qëllimin që të ndërtojmë shoqëri më të drejtë dhe humane, këtë e tha sot ministrja e Politikës dhe Punës Sociale, Mila Carovska.

“Ne jemi veçanërisht krenarë që në vitin 2018 kemi bërë reformën sociale, që do të thotë të dalja e rreth 400 mijë qytetarë nga vija e varfërisë dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë. Përkatësisht, me këto reforma qasja në ndihmat për fëmijë dhe arsim është rritur për 20 herë. Nga viti i ardhshëm, ndihma për fëmijët në vend të 3.200 fëmijëve, sa ishte më herët, do të përdorin 73.500 fëmijë, ndërsa për edukim në vend të 3.800 fëmijëve, këtë të drejtë do ta përdorin 64.316 fëmijë. Asistenca sociale rritet me 300%, por ne gjithashtu mundësuam aktivizimin më të lehtë të të papunëve në tregun e punës. Me futjen e pensionit social ne dhamë një jetë më dinjitoze për ata që e ndërtuan shoqërinë tonë, ndërsa nuk kanë burim të ardhurash nga të cilat mund të mbështeten”, tha Carovska.

Ajo gjithashtu theksoi se këtë vit janë ndërtuar 24 çerdhe për fëmijë dhe u kemi siguruar 300% buxhet më të lartë për përmirësimin e cilësisë së edukimit parashkollorë.

“MPPS ua uron vitin e ri 2019, ndërsa dëshirat e për vitin tjetër mbeten frymëzimi ynë për të bërë edhe më shumë për vitin e ardhshëm. Le të pranojmë se secili prej nesh mund të ndihmojë”, thotë Carovska./Telegrafi/

Exit mobile version