Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, është zgjedhur bashkëkryesuese e takimit të 10-të rajonal evropian në organizim të Organizatës Ndërkombëtare të Punës në Stamboll të Turqisë, që filloi sot dhe do të zgjasë deri më 5 tetor.
Siç kumtoi Minsitria e Punës dhe Politikës Sociale, takimi rajonal evropian mbahet në çdo katër vite dhe në të marrin pjesë konstituentët trepalësh – qeveri, punëdhënës dhe punëtorë nga 51 vende, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Takimi ka për qëllim të këmbehen qëndrime për çështjet kyçe ekonomike dhe sociale në këtë pjesë të botës, si dhe për shkak të konfirmimit të prioriteteve rajonale të Organizatës ndërkombëtare të punës.
Diskutimet në kuadër të takimit të dhjetë rajonal do të fokusohen në bartësit e ndryshimeve, në mundësitë dhe në implikimet e ardhshme në sferën e punës në rajonin evropian, ndërsa ministrja Carovska do të marrë pjesë në disa sesione të parapara në suaza të këtij takimi./Telegrafi/