“Gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor 2020/2021 do të përfundojë në fund të vitit, ndërsa sërish do të fillojë më 21 janar të vitit 2021. Pushimi i parakohshëm dimëror nuk është i nevojshëm sepse në shkolla nuk ka përhapje të virusit”.
Këtë e tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, duke u përgjigjur në pyetjet për propozimin e opozitës që pushimi të fillojë më herët.
Carovska tha se nuk ka dëgjuar argumente nga opozita me të cilat ai propozim do të ishte i arsyeshëm, duke cekur se numri i nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar në mësimin me prani fizike në tërë shtetin është më i vogël se 1 për qind.
“Për momentin nxënës aktivë me prani fizike janë 79, që është 0,06 për qind e numrit të përgjithshëm të nxënësve, dhe 148 mësimdhënës deri dje, që është më pak se 1 për qind e numrit të përgjithshëm të mësimdhënës në shtetin tonë. Këto janë fakte të cilat flasin se përhapja interne e virusit në shkolla nuk ka, se sistemi arsimor është stabil dhe shkollat i respektojnë masat dhe protokollet shëndetësore. Mu prandaj vazhdojmë ta zbatojmë Planin nga Qeveria për vitin shkollor 2020/2021, sipas të cilit gjysmëvjetori i dytë do të fillojë më 21 janar, ndërsa në fund të vitit do të përfundojë gjysmëvjetori i parë”, tha Carovska në konferencën për shtyp kushtuar buxhetit për arsimin për vitin 2021.
Procesi dhe sistemi arsimor është mbipartiak, bëhet fjalë për të gjithë fëmijët – edhe fëmijët e tyre edhe fëmijët tanë, tha ministrja.