Telegrafi

Carovska: Ne nuk heqim dorë nga kujdesi për fëmijët me nevoja të veçanta në Timjanik

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska nuk do të heqë dorë nga ideja për t’u kujdesur për fëmijët me nevoja të veçanta në një objekt që ndodhet në qendrën e fshatit Timjanik afër Negotinës, megjithëse banorët protestuan sot dhe për më shumë se një orë brohorisnin dhe bënin pyetje ministri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Banorët janë të qartë se nuk u lejojnë që fëmijët me nevoja të posaçme që të vendosen në objekt të shkollës dhe në të njëjtën kohë ata kërkojnë një çerdhe për fëmijët e tyre.

Lexo po ashtu Banorët e Timjanik: Fëmijët me aftësi të kufizuara larg fëmijëve tanë

Carovska tha pas protestës se do të kthehej në Timjanik brenda një jave dhe do të fliste përsëri, por kjo nuk do të pengonte integrimin e fëmijëve në objektin e planifikuar. Ajo u premtoi gjithashtu banorëve se së shpejti do të gjente një zgjidhje për një kopsht fëmijësh në këtë fshat. /Telegrafi/