Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska nuk do të heqë dorë nga ideja për t’u kujdesur për fëmijët me nevoja të veçanta në një objekt që ndodhet në qendrën e fshatit Timjanik afër Negotinës, megjithëse banorët protestuan sot dhe për më shumë se një orë brohorisnin dhe bënin pyetje ministri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Banorët janë të qartë se nuk u lejojnë që fëmijët me nevoja të posaçme që të vendosen në objekt të shkollës dhe në të njëjtën kohë ata kërkojnë një çerdhe për fëmijët e tyre.
Carovska tha pas protestës se do të kthehej në Timjanik brenda një jave dhe do të fliste përsëri, por kjo nuk do të pengonte integrimin e fëmijëve në objektin e planifikuar. Ajo u premtoi gjithashtu banorëve se së shpejti do të gjente një zgjidhje për një kopsht fëmijësh në këtë fshat. /Telegrafi/