Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, e cila ka qenë për vizitë pune në Komunën e Kërçovës, u takua me kryetarin e komunës Fatmir Dehari, me të cilin biseduan për disa çështje në sferën e mbrojtjes sociale në nivel lokal.
Qëndrimin në Kërçovë, ministrja e ka shfrytëzuar që ta vizitojë edhe kopshtin e sapondërtuar për fëmijë dhe të takohet me të punësuarit në Qendrën për punë Sociale.
“Me reformën sociale mundësojmë jetë më të mirë për qytetarët tanë më të prekur. Të punësuarit në qendrën e Kërçovës janë profesionistë dhe të motivuar dhe me përgjegjësi e zbatojnë reformën sociale, me të cilën në mënyrë drastike është rritur ndihma për shfrytëzuesit e të drejtave sociale”, tha Carovska gjatë vizitës së mbëmshme në Kërçovë.
Ministrja tha se posaçërisht i vjen mirë që Kërçova prej vjeshtës do të ketë kopsht të ri për fëmijë, që është ndërtuar me mjete të Agjencisë turke për bashkëpunim dhe koordinim – TIKA./Koha/