Site icon Telegrafi

Carovska: Ndihma financiare gjatë punësimit në ndërmarrjet e vogla është bazë për zhvillim

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska, vizitoi tre biznese në Tetovë që kanë përdorur masat e planit operacional për rritjen e punësimit që nga viti 2018.

Ajo foli me pronarin e furrave “Rimini”, Mumin Nuhiu, përfitues i grandit për biznes bazë dhe punësim plotësues.

“Ndihma financiare gjatë punësimit në ndërmarrjet e vogla është baza për zhvillimin dhe për rrjedhojë përmes masave operacionale shteti investon në inkurajimin e bizneseve të vogla. Vetëm këtë vit, 330 persona në Pollog themeluan biznese, ndërsa vetëm në Tetovë janë 221. Ky biznes, furrë buke, si dhe dy të tjerët, një dizajn grafik dhe floktar janë përfitues të grantit për 2018 dhe kështu dëshmojnë se janë të qëndrueshëm dhe japin rezultate”, tha Carovska.

Viti që po kalon ka shënuar numër rekord masash që po përdoren, thonë nga Agjencia e Punësimit./Telegrafi/

Exit mobile version