Site icon Telegrafi

Carovska: MPPS ka plotësuar kërkesat shumëvjeçare të minatorëve

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska mori pjesë në një seancë solemne të Komunës së Probishtipit me rastin e 28 gushtit, Ditës së Minatorëve.

Carovska tha se Ministria për Punë dhe Politikë Sociale dhe Qeveria kanë plotësuar kërkesat shumë vjeçare të minatorëve për uljen e moshës së daljes në pension dhe se kanë rregulluar një padrejtësi të madhe që ka ndodhur gjatë viteve të kaluara.

“Premtuam dhe realizuam uljen e moshës së daljes në pension të minatorëve të cilët punojnë në minierat nëntokësore dhe deri më tani në bazë të këtij ligji kanë dalë në pension 51 minatorë, tetë prej të cilëve janë në Probishtip”, tha Carovska.

Ajo paralajmëroi se po përgatitet ndryshime ligjore me të cilën do të zgjerohet numri do të rritet numri i punëtorëve të shpallur si tepricë teknologjike që do të marrin kompensimin mujor prej 8.254 denarë deri në pension./Telegrafi/

Exit mobile version