Zv.kryeministrja për Çështje Ekonomike në qeverinë teknike Milla Carovska, e ka komentuar vendimin e pasardhëses së saj në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale Rashella Mizrahi, e cila nuk e përdor emrin e ri të shtetit.
Carovska për Alsat tha se me sjellje të tillë nga politikanët, rrezikohet zhvillimi i shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Imagjinoni sikur Greqia të ndërmarrë hapa më radikalë drejt vendit tonë. Ne kemi bërë një hap historik përpara, kemi nënshkruar një marrëveshje, po anëtarësohemi në NATO, po lëvizim drejt Bashkimit Evropian dhe themi se kemi zgjidhur çështjen e emrit dhe befas shfaqet opozita, e cila tashmë ka ngecur tërë procesin e zhvillimit të shtetit dhe lidhjes me fqinjët, tani kjo mënyrë për politikë të lirë e vë vendin në rrezik. Kjo është vërtet joserioze dhe përgjegjësia politike duhet të merret”, tha Carovksa.
Ajo shpjegoi në detaje se çfarë ndodhi me të vërtetë me tabelën e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, në lidhje me emrin e ri të shtetit, ndërsa shtoi se versioni i Mizrahit i përdorur në publik që tabela është trashëguar është i pavërtetë./Telegrafi/