Ministrja Milla Carovska sot tha se reformuat patjetër të ndodhin dhe se arsimi duhet të ketë ndryshime.
Sipas saj, referendumi është e drejtë demokratike dhe për këtë ka procedurë.
Ministrja Carovska theksoi edhe pse kundërshtohet digjitalizimi dhe ka nisma për mbledhjen e nënshkrimeve ku kërkohet referendum, në vazhdimësi vijojnë përgatitjet për mësimin në klasë të parë dhe të katërt për vitin arsimor 2021/2022 me çka do të fillohet me programet e reja dhe me modernizim të arsimit.
Carovska thotë se vazhdimisht ka dialog mes MSHA-së dhe palëve të prekura që kanë propozime konstruktive./Telegrafi/