Site icon Telegrafi

Carovska: Matura shtetërore do të mbahet në qershor të vitit të ardhshëm

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska sot tha provimi i maturës shtetërore do të mbahet sipas afatit ligjor, përkatësisht në qershor të vitit të ardhshëm.

Pandemia, tha Carovska, nuk duhet të pengojë zhvillimin e nxënësve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Do të doja që t’i inkurajoj nxënësit që deri në fund të nëntorit të zgjedhin detyrën projektuese në kuadër të maturës e që duhet dhe deri në fund të muajit të ardhshëm të zgjedhin lëndën në të cilët duan ta japin maturën shtetërore. Nuk duam që pandemia të pengojë zhvillimin e nxënësve të cilët janë e ardhmja jonë. Pikërisht për këtë, sipas afateve ligjore, matura do të mbahet në motin e ardhshëm”, tha Carovska.

Sipas saj, maturë shtetërore ka në të gjithë vendet e rajonit dhe në vendet evropiane./Telegrafi/

Exit mobile version