Site icon Telegrafi

Carovska: Matura shtetërore do të mbahet, janë thjeshtësuar pyetjet

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, sot në konferencë për shtyp tha se pyetjet dhe programet për provimin e maturës shtetërore janë thjeshtësuar dhe po harmonizohen me kushtet në të cilat do të zhvillohen provimet këtë vit shkollor.

E pyetur për reagimet e nxënësve, të cilët kërkojnë që të mos mbahet matura shtetërore, ajo tha se një gjë e tillë nuk është e mundur.

“Matura është e detyrueshëm jo vetëm në vendin tonë por edhe në vendet e rajonit dhe në vendet e zhvilluara të Evropës. Ne jemi plotësisht të përgatitur që provimi i maturës të bëhet në një mënyrë të përshtatshme dhe të sigurt, me konceptimin e harmonizuar me shoqatat zyrtare të nxënësve të shkollës së mesme dhe maturantëve që ishin në në takim zyrtar në ministri. Programet janë thjeshtësuar, sikur se pyetjet, në përputhje me kushtet në të cilat do të zhvillohet matura”, tha Carovska./Telegrafi/

Exit mobile version