Site icon Telegrafi

Carovska: Lufta për të drejtat e grave është evropiane, por edhe botërore

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska mor pjesë në seancën e 63-të të statusit të grave në Kombet e Bashkuara. Carovska mbajti fjalim në panel diskutimin me temë “Dhuna mbi gratë dhe vajzat në Evropën juglindore dhe lindore”, me organizim të OSBE-sëm UN Women, UNFPA dhe BE.

“Dhuna mbi gratë nuk njeh kombësi dhe kufij kulturor, ky është një problem i cili merr proporcione ndërkombëtare. Lufta për të drejtat e grave është evropiane, por edhe vlerë botërore. Mënyra se si shtetet përballen me këtë problem nënkupton nivelin e respektimit të grave”, tha Carovska në New York.

Republika e Maqedonisë së Veriut e ka ratifikuar Konventën për dhunën kundër grave dhe dhunës familjare në vitin 2017, sipas të cilës është formuar legjislaturë e qartë dhe kuadër institucional për ballafaqimin me dhunën mbi gratë dhe mbrojtjen e gjinisë të bazuar në dhunë.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe trupat e Kombeve të Bashkuara ka hapur tri qendra për viktimat e dhunës seksuale dhe mbi 50 persona profesional punojnë në to”, thuhet në deklaratën e MPPS-së./Telegrafi/

Exit mobile version