Qeveritë nga rajoni të investojnë në sistem më të përshtatshëm për mbrojtje sociale të fëmijëve, kërkuan pjesëmarrësit në konferencën për mbrojtje sociale të fëmijëve që u mbajt në Sarajevë, e në të cilën mori pjesë edhe ministrja për punë dhe politikë sociale e Maqedonisë, Milla Carovska.
Pjesëmarrësit nga Maqedonia, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Sllovenia, Gjeorgjia dhe Moldavia kanë miratuar thirrje për aksion që në mënyrë shtesë e konfirmon përkushtimin e vendeve të rajonit për përmirësim të sistemit të mbrojtjes sociale të fëmijëve.
Ministrja Carovska në fjalimin e saj ka theksuar se lufta kundër varfërisë së fëmijëve është prioritet numër një i Qeverisë së Maqedonisë.
“Për këtë, MPPS-ja filloi me reformë ambicioze dhe të ndërlikuar të sistemit për mbrojte sociale në vend që të përgjigjet në mënyrë më efikase dhe t’i mbrojë fëmijët dhe famijet me fëmijë nga ndikimet negative të varfërisë”, ka thënë Carovska.
Konferenca në Sarajevë u mbajt tre ditë, ndërsa e organizon UNICEF-Bosnjë e Hercegovinë me mbështetjen e Zyrës rajonale të UNICEF-it për EVropë nga vendet pjesëmarrëse./Telegrafi/